75 Mall Live Search
23:17 / E Diele, 06 Maj 2018 / indeksADMonline

Lirohet në procedurë të rregullt shoferi i minibusit të aksidentuar në Pejë

Shoferi i minibusit të aksidentuar dje në Pejë është liruar në procedurë të rregullt.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës.

“Shoferi i minibusit të aksidentuar dje, i cili përfundoi me dhjetëra persona të lënduar, është liruar në procedurë të rregullt”, tha zëdhënësi i Prokurorisë, Ersan Qavolli, për kallxo.com.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Istog-Pejë.

31 persona janë lënduar në këtë aksident komunikacioni. 11 prej tyre ishin ndalur për trajtim të mëtejshëm në Spitalin Rajonal të Pejës.