Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku në ndihmë të fëmijëve me kancer (Foto)
Çifti i famshëm kosovar Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku iu kanë dalë në ndihmë fëmijëve të sëmurë me kancer.
Dyshja e famshme kanë blerë bluzat ‘Ti je një luledielli’, nismë kjo humanitare nga prezantuesja shqiptare Albana Osmani, shkruan Indeksonline.
Është Krasniqi ai që në llogarinë e tij Instagram ka postuar këtë fotografi ku shihet me të dashurën e tij, modelen Heidi Lushtaku, ndërsa iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të bëhen pjesë e kësaj nisme.
Ky është statusi i tij i plotë:
“Miq të dashur, ejani të gjithë së bashku të mbështesim Fëmjët e sëmuar në Kosovë dhe Shqipëri duke iu bashkangjitur fondacionit të shkëlqyer You are a Sunfloëer – TI JE NJË LULE DIELLI @you_are_a_sunfloëer_ .
Duke e blerë një bluze me Lule Dielli ju do të kontriboni drejtpërdrejt për Fëmijët dhe duke i veshur këto bluze do e tërhiqni vëmendjën e shumë njerëzve të tjerë me zemër të madhe, të cilët me siguri do e rrisin numrin e mbështetësve të kësaj kauze.
Përzemërsisht e falendërojmë themeluesen e këtij fondacioni @albanaosmani1 e cila është duke e bërë një punë të madhe për të mirën e Fëmijëve tanë.”