75 Mall Live Search
13:47 / E Martë, 08 Maj 2018 / indeksADMonline

Kjo vajzë ka alergji nga stina e verës, familja i bojkoton çdo vit pushimet nga frika e vdekjes (Foto)

Carys Pickles nuk mund të dal në diell për më shumë se 5 minuta pa u shndërruar trupi i saj në pulla të mëdha dhe të kuqe dhe të digjet menjëherë.

Familja e vajzës katër vjeçare që është alergjike ndaj verës iu është dashur që nga lindja e saj të heqin dorë nga pushimet me frikën se një gjë e tillë do ta vriste.

Ajo është alergjike në gjithçka duke filluar nga rrezet e diellit e deri te akulloret, kurse nuk mund të dal në diell për më shumë se 5 minuta.

 

Nëna e saj, Sophie ka thënë se atë e kanë kontrolluar në disa spitale por një gjë e tillë nuk i ka ndihmuar aspak vogëlushes së tyre.

Ajo që nga lindja ka reaguar negativisht ndaj pishinave, kremit për mbrojtje nga dielli, akullorja madje edhe qumështi i lopës.

Carys nuk mundet asnjëherë të shijoj as verën, diellin madje edhe një vikend me familjen e saj në piknik, pasi që është alergjike edhe në salcë domatesh./Indeksonline/

Temat: