07:33 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Partneri nuk paguan faturat, do ndahem nga ai

Partneri im asnjëherë nuk paguan faturat apo qiranë e banesës ku jetojmë bashkë, pas vdekjes së babit të tij.

Unë jam 52 vjeçare ndërsa ai 66. Kemi 12 vite së bashku. Ai është i dashur dhe i kujdesshëm por ai gjithmonë refuzon që të bashkëpunojmë në anën financiare.

Ai më ka lënë të merrem me të gjitha përgjegjësit vetëm, pa kontribuuar as më të voglin cent.

Arsyetimi i tij i zakonshëm është se ai është pensioner dhe nuk ka të ardhura të mjaftueshme për të paguar. E di se kjo nuk është aspak e vërtetë..

Mendoj se ka qenë mjaft dhe do i kërkoj atij që të largohet nga shtëpia.

Këshilla e psikologes:

Partneri yt është duke e shijuar të qenurit krejtësisht pa barrë ndonëse jeni çift dhe jetoni së bashku.

Gjysma e përgjegjësisë së pagesave do duhet t’i takonin atij, andaj tregoji./Indeksonline/