14:23 / E Hënë, 12 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Ahmeti tregon se ku mund ti bëni pagesat e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se pagesat e faturave të mbeturinave kanë filluar të shpërndahen për shërbimin e menaxhimit të tyre.

Sipas tij, qytetarët këto pagesa mund ti bëjnë në të gjitha pikat e Postës (pa provizion), bankat komerciale si dhe sportelet e Komunës, trasnsmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Pagesa e faturave të mbeturinave

Komuna e Prishtinës ka filluar të bëjë shpërndarjen e faturave për shërbimin e menaxhimit të mbeturinave.

Pagesa e këtyre faturave mund të bëhet në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion); në të gjitha bankat komerciale (edhe në formë elektronike përmes e-banking); si dhe në sportelet e Komunës së Prishtinës./Indeksonline/