Alarm te Gjermania, Neuer mungon në Kupën e Botës
Kapiteni i Gjermanisë, Manuel Neuer nuk do të mund të shërohet plotësisht për Kampionatin Botëror, ku Kombëtarja e tij po shihet favorite.
Ai po përballët me lëndime për më shumë se një vit dhe nuk ka luajtur një ndeshje që nga shtatori i vitit të kaluar, shkruan indeksonline.
Sipas medieve në Gjermani, Neuer nuk do të mund të jetë i gatshëm për Kupën e Botës që zhvillohet në Rusi.
Kur kanë mbetur edhe 36 ditë deri në fillimin e këtij kompeticioni, Low po përgatitet që në Rusi të udhëtoj pa të.
Zëvendësuesi i Neuer do të jetë portieri i Barcelonës, Ter-Stegen i cili ka zhvilluar një sezon shumë të mirë në La Liga. /IndeksOnline/