75 Mall Live Search
21:29 / E Mërkurë, 09 Maj 2018 / indeksADMonline

Vuçiqi në paradën ushtarake të Rusisë: Me Putinin kemi folur shumë gjatë për Kosovën

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, është shprehur se me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin gjithmonë flasin sinqerisht, hapur, për të gjitha temat dhe sa herë që ka nevojë, ai është këtu për Serbinë.

Vuçiq këto komente i bëri për transmetuesin publik të Serbisë.

Ai ka shtuar se është me shumë rëndësi që Serbia e Rusia e kanë forcuar miqësinë në të gjitha fushat dhe se kanë folur për të gjitha çështjet e rëndësishme, transmeton Indeksonline.

“Me kryetarin e Rusisë Vladimir Putinin gjithmonë flasim sinqerisht, hapur, për të gjitha temat dhe sa herë që ka nevojë, ai është këtu për Serbinë”, ka thënë Vuçiq.

Ai ka theksuar se me Putinin ka folur gjatë, shumë gjatë për Kosovën.

“Kemi analizuar të gjithë dokumentet e Kombeve të Bashkuara, kem i analizuar sjelljen e të gjithë aktorëve në skenën politike, në radhë të parë për këtë çështje”, ka thënë kryetari serb duke paralajmëruar se Putin pritet ta vizojë Serbinë në tetor ose në nëntor. /Indeksonline/