ATK njofton qytetarët që kanë aplikuar për rimbursim se kur bëhet tërheqja e numrave fitues
Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët të cilët janë bërë pjesë e kampanjës dhe kanë aplikuar për rimbursim nga kuponët fiskal për periudhën TM1 2018, se sonte do të bëhet tërheqja e Numrave Potencial Fitues.
Tërheqja e NPF do të bëhet drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës, duke filluar nga ora 18:00.
Pas tërheqjes së NPF, ATK do të publikojë në ueb sajtin e saj (http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponat-fiskal/) listën e fituesve.
Numri i përgjithshëm i qytetarë të cilët kanë aplikuar për këtë periudhë është 58,343.