75 Mall Live Search
15:43 / E Premte, 11 Maj 2018 / indeksADMonline

Murati takon Jovanoviqin, bisedojnë për raportet ndërmjet dy vendeve

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati është takuar me Kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq.

Murati përmes një postimi në facebook ka treguar se me Jovanoviq kanë biseduar për raportet në mes të dy vendev e dhe dy popujve, shkruan Indeksonline.

“Unë nga ana ime, ia shpjegova konceptin e Lëvizjes për Bashkim mbi bisedimet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojës që principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe shqiptarëve e serbëve”, ka thënë Murati.

Postimi i plotë:

Sot takova z.Çedomir Jovanoviq, kryetarin e Partisë Liberal-Demokratike të Serbisë dhe njëkohësisht deputetin e parlamentit serb, i vetmi ndër politikanët serb që guximshëm është deklaruar pro-pavarësisë së Kosovës. Me z.Jovanoviq biseduam për raportet në mes të dy vendeve dhe të dy popujve. Unë nga ana ime, ia shpjegova konceptin e Lëvizjes për Bashkim mbi bisedimet politike në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe nevojës që principi i reciprocitetit të zbatohet në zgjidhjen e problemeve në mes të dy vendeve dhe shqiptarëve e serbëve.