Flori Mumajesi: Uroj që sonte t’iu dëgjojnë ata që asnjëherë s’kanë ditur t’iu vlerësojnë (Foto)
Është duke u mbajtur nata finale e Eurovizionit.
Pjesë e kësaj gate në mesin e 26 konkurrentëve janë edhe tre shqiptarët: Eugent Bushpepa, Eleni Foureiera dhe Ermal Meta, ky i fundit i shoqëruar nga italiani Fabriozio Moron.
Të gjithë shqiptarët sonte janë sy e zemër tek ky festival me shpresën që njëri nga ta të jetë fituesi, shkruan Indeksonline.
Është Flori Mumajesi ai që ka shkruar një status kritikues në rrjetin e tij social Instagram, ndërsa është shprehur se pavarësisht se muzika në Shqipëri nuk vlerësohet sa duhet, prapë se prapë vazhdon të prezantohet me krenari.
Ky është statusi i plotë i tij:
Uroj qe sonte t’ju degjojne ata qe asnjehere nuk kane ditur t’ju vlersojne dhe te kuptojne se ky vend edhe pse asnjehere nuk e ka mbeshtetur muziken aq sa duhet… Prap se prap nga muzika vazhdon te prezantohet me krenari. Suksese te 3VE