13:53 / E Premte, 01 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ermal Meta në Tiranë: Më erdhi turp që Italia nuk ia dha 12 pikët Shqipërisë, bëra sherr (Video)

Në Tiranë është duke qëndruar këngëtari i famshëm shqiptar Ermal Meta. Ai sot do të performoi në sheshin ‘Skënderbej’ në kryeqendrën shqiptare.


Para kësaj mbrëmjeje ai ka dhënë edhe një konferencë për media, ndërsa është pyetur se pse Italia nuk ia dha Shqipërisë në Eurovizion këtë vit që u përfaqësua nga Eugent Bushpepa me ‘Mall’, shkruan Indeksonline.

Ai ndër të tjera ka thënë se i ka ardhur turp që shtetin që ai përfaqësoi në Eurovizion (Italia) nuk i dha 12 pikë Shqipërisë, e për këtë ai thotë që ka bërë sherr.