Prishtinë, vetura godet një këmbësore
Një veturë ka goditur një këmbësore rreth orës 15:00 në lagjen Lakrishtë në Prishtinë, konrektisht në rrugën “Bill Clinton”.
Rastin e ka konfirmuar për “Indeksonline”, Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka treguar se me rastin është duke u marrë njësiti i trafikut rrugor.
Si pasojë e aksidenteve mund të jenë edhe kushtet atmosferike që sot po mbizotëron në vendin tonë me reshje shiu./Indeksonline/