21:34 / E Diele, 09 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Bill Clinton në eventin privat për albumin e Gashit, reperi e falënderon për Kosovën

Një nga reperët më të suksesshëm kosovar që po ndërton karrierë artistike në Amerikë është Gashi.

Artisti sot ka mbajtur një event privat me rastin e lansimit të albumit të tij, e në këtë festë qe i pranishëm edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, shkruan Indeksonline.

Gashi ka postuar një fotografi me mikun ekosovarëve, teksa ka falënderuar atë për pjesëmarrjen në këtë mbrëmje, por edhepër gjithçka që ka bërë për Kosovën.

“Faleminderit Bill që erdhe ta dëgjosh albumin tim në eventin privat dhe faleminderit për Kosovën”, është mbishkrimi i reperit përbri fotografisë./Indeksonline/