Luca mbron babain: Kur luaj nuk jam Zidane
Luca Zidane u mundua të ulte presionin që ka mbi shpatulla për sa i përket ndjekjes së hapave të babait të tij të famshëm pas debutimit të tij te Real Madrid.
Trajneri i Los Blancos Zinedine Zidane ka lënë pushim Keylor Navas teksa i dha një shans të birit të fillojë nga minuta e parë në barazimin 2-2 në La Liga ndaj Villarreal.
Portieri 20-vjeçar bëri një keqinterpretim që i kushtoi kampionëve të Champions League, të cilët çuan dëm një avantazh të dyfishtë në ndeshjen e fundit të sezonit.
“Kur luaj, jam Luca, jo Zidane,” shprehet i riu pas ndeshjes.
“Ishte një ndjesi e bukur, megjithëse nuk mbaroi mirë. jam krenar për debutimin tim tek ekipi më i mirë në botë.”