Lluka takon Bordin e Telekomit të Kosovës, bisedojnë për ringjalljen e tij
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka mbajtur sot një takim me bordin e Telekomit.
Në një postim në Facebook, Lluka ka shkruar se qëllimi i takimit ishte të shikojnë të gjitha format e mundshme të kursimeve si dhe të shpalosin ide për ringjalljen e telekomit, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i Llukës:
Sapo përfunduam një takim konstruktiv në mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Bordit Drejtues të Telekomi i Kosovës, Menaxhmentit të Telekomit dhe Sindikatës. Qëllimi i takimit ishte të rrisim bashkëpunimin dhe transparencën gjatë masave të ristrukturimit të Telekomit të Kosovës për të shpëtuar këtë ndërmarrje publike me rëndësi të veçantë për vendin.
Qëllimi i takimit ishte të shikojmë të gjitha format e mundshme të kursimeve si dhe të shpalosim ide për ringjalljen e telekomit.
Takimi i ardhshëm do të mbahet javën që vjen ku edhe presim të kemi propozime konkrete nga Bordi i Telekomit. /Indeksonline/