12:19 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Bislimi: Dikur Telekomi ishte ndërmarrja më e suksesshme, sot rrezikon të falimentoj

Besnik Bislimi nga VV-ja në një konferencë për media, tha se për disa vite Telekomi ka qenë shembull për të mirë për hyrat dhe avancimet e produkteve, ndërsa Qeveria Thaçi, Qeveria Mustafa dhe tash Qeveria Haradinaj e zhavtën pasurinë publike me punësime politike dhe parat u drejtuan gabimisht, me një tentim të privatizimit krejtësisht të dyshimtë.

“Kryeministri Haradinaj tashmë është duke tentuar me njerëz pa asnjë orë përvojë pune ta menaxhojnë Telekomin”, tha ai, duke shtuar se LVV ka ofruar 12 pika nëpërmjet një rezolute në Kuvend, për zgjidhjen e problemit që tashmë është Telekomi në falimentim.

Sipas tij, Telekomi ishte shembull tipik i një ndërmarrje publike tejet të suksesshme, raporton Indeksonline.

Mirëpo, Bislimi theksoi se gjithçka tani ka ndryshuar dhe gjendja e kësaj ndërmarrje është e mjerueshme.

“Në vend që avancimi të shërbej si frymëzim, Qeveria Thaçi 1, e pasuar nga ajo Thaçi 2, pastaj Mustafa e Haradinaj, Telekomi u shndërrua në institucion të zhvatjes së pasurisë publike, ku u punësuan militantë,  u angazhuan kompani pa përvojë për përfitime politike, u emëruan borde komplet politike, madje u provua edhe privatizimi me çmim tejet të ulët”, ka thënë Bislimi .

Ai theksoi se u deshën 10 vite që kompania nga më e suksesshmja të kthehet në korporatë që rrezikon të falimentoj.

“Kemi kërkuar interpelancë urgjente për kryeministri dhe kemi propozuar rezolutë e cila tregon detyrat që duhet të merren nga Telekomi, Kuvendi, Qeveria e Presidenca për rigjallërimin e saj, duke përmirësuar ofrimin e shërbimit, por aor ata që kanë shkatërruar Telekomin po ikin nga përgjegjësia për të votuar këtë rezolutë”, ka shtuar Bislimi .

 

 

 

Temat: