75 Mall Live Search
21:01 / E Mërkurë, 23 Maj 2018 / indeksADMonline

Nga Gjermania në Kosovë me biçikletë për ta vizituar Sinalcon (Foto)

Pierre Bischoff e ka bërë një mision të rrallë.

Ai ka arritur që të bëjë më shumë se 3000 kilometra me biçikletë nga Gjermania për në Kosovë. Bischoff është ndalur në të gjitha përfaqësitë e Sinalcos në Evropë.

Radha për vizitë i erdhi sot Kosovës. Bischoff është pritur nga zyrtarë të kompanisë në Prishtinë, ndërsa ka takuar edhe qytetarë duke u gostitur me pijen e njohur freskuese. Sfiduesi i suksesshëm gjerman u ndal edhe në qytetin ku prodhohet kjo pije, në Istogun e bukur.

Kujtojmë se Sinalco vazhdon të jetë pjesë e fuqishme e tregut kosovar me pije freskuese të shijeve të ndryshme./Indeksonline/