19:29 / E Martë, 27 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Biçikleta e veshur me ari 24-karat, shitet për 327,970 dollarë

Një kompani me bazë në Londër ka ndërtuar një biçikletë me ari 24-karat, e cila u shit për 250,000 funte (327,970 dollarë).

Korniza prej alumini është veshur nga ari duke përdorur një proces të quajtur ‘electroplating’.

Kjo kompani gjithashtu ndërton edhe gjëra të tjera nga ari, përfshirë edhe buqeta të trëndafilave. /IndeksOnline/