75 Mall Live Search
10:48 / E Premte, 25 Maj 2018 / indeksADMonline

Vitali Klitschko iu del në ndihmë tifozëve të Liverpool që kanë mbetur pa udhëtuar

Tifozët e Liverpool që kanë mbetur pezull në Liverpool pas  anulimit të tre fluturimeve për në Kiev, u ka dalë në ndihmë një kampion i vërtetë i peshave të rënda.

Ish-kampioni botëror i boksit, Vitali Klitschko, tani kryetar i Kievit, është në diskutime për të hapur hapësirën në aeroportin Kiev Borispyl për avionët që të mbërrijnë.

Worldchoice Sports kanë qenë të detyruar të heqin një numër udhëtimesh në Ukrainë për shkak të numrit të udhëtimeve që po ndodhin, transmeton IndeksOnline.

Në një deklaratë, Worldchoice Sports tha: “Të dashur klientë, me keqardhje të thellë, ne jemi detyruar të anulojmë tre fluturime në Kiev.

“Për shkak të fluturimeve kaq shumë që shkojnë, Kiev Borispyl nuk ka mundësi të ndajë kohë për avionë tjerë” .

Por tani kryetari i bashkisë së Liverpoolit, Joe Anderson, vendosi të përfshihet duke kontaktuar Klitschkon, në një përpjekje për të marrë fluturimet përsëri përpara ndeshjës finale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Anderson tregoi se ka folur intensivisht me Vitaly Klitschko për këtë cështje dhe i ka dhënë ndihmë dhe mbështetje. Ai thotë se brenda pak orëve pritet të zgjidhet ky problem që ka lënë rreth 1,000 tifozë pa udhëtuar në Kiev për fianle. /IndeksOnline/