14:37 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Policia jep detaje për aksidentin mes trenit dhe veturës në Ferizaj [Foto]

Policia e Kosovës për rajonin e Ferizajit ka konfirmuar për “Indeksonline” aksidentin që ndodhi para pak minutash mes trenit dhe një veture në fshatin Nikadin.

Nënkoloneli i Policisë, Basri Shabani njëherësh zëvendës-drejtor në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj ka bërë të ditur se treni ka qenë duke qarkulluar në drejtim të Hanit të Elezit, shkruan Indeksonline.

Ai ka thënë se fatmirsisht nuk ka persona të lënduar nga ky aksident.

Sipas tij, personat kanë arritur të dalin nga vetura para se ti godiste treni.


Një aksident ka ndodhur para pak minutash në fshatin Nikadin të Ferizajt, transmeton Indeksonline.

Në këtë aksident përmes fotografive te dërguara nga një lexues i “Indeksonline” shohim se vetura është goditur nga treni.

Ende nuk dihet nëse ka  të lënduar si pasojë e aksidentit./Indeksonline/