09:46 / E Premte, 05 Janar 2018 / indeksADMonline

Alarmante: 59 aksidente për 24 orë

Policia e Kosovës duke iu referuar gjendjes së përgjithshme në komunikacionin rrugor ku gjatë 24 orëve të fundit ka raportuar se kanë ndodhur gjithsej 59 aksidente.

Sipas policisë 28 prej tyre ishin me të lënduar, ndërsa 31 të tjera ishin vetëm me dëme materiale.

Ndërsa, policia bën të ditur se vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 976 tiketa dënimi.