Emina Çunmulaj ushqen vajzën me gji: Gjidhënia është magjike (Foto)
Modelja shqiptare Emina Çunmulaj ditë më parë solli në jetë fëmijën e saj të dytë, kështu ajo u bekua me dy vajza.
Së fundmi përmes llogarisë Instagram ajo shfaqet bashkë me bijat e saj, teksa shihet duke e ushqyer vajzën e vogël më gji e ku shkruan:
“Mirëmëngjes botë e mire. E rrethuar nga dashuria.. Të ushqyerit është magjik.. E lodhur dhe pa gjumë, e rraskapitur. Jam ngritur natën e kaluar dhe kam pirë tre kafe, por prapë s’po mund të zgjohem”, ka shkruar modelja teksa ka treguar se sa e vështirë është të rritësh fëmijë./Indeksonline/