Përforcohet Prishtina, zyrtarizon mbrojtësin e Feronikelit (Foto)
Mbrojtësi i qendrës, Ahmet Haliti, i cili në edicionin 2014/15 ishte pjesë e Prishtinës, rikthehet sërish te skuadra bardhekaltër.
Haliti ka luajtur edhe në skuadrat e Besianës, Hysit, Hajvalisë, Besës së Kavajës, Bylis dhe së fundi në Feronikel, ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Prishtinën, transmeton IndeksOnline.
“Ka disa arsye pse kam vendosur të rikthehem në Prishtinë. Duke qenë se kam luajtur edhe më herët e njoh ambientin në klub dhe organizimin e klubit. Pastaj kushtet e mira të ofruara dhe sigurisht motivi shtesë ka qenë pjesëmarrja në Evropë”, ka thënë me rastin e nënshkrimit të kontratës, Ahmet Haliti.
Klubi i Prishtinës po ashtu thotë se Haliti nuk është përforcimi i vetëm dhe se skuadra do të bëjë publike deri në fund të javës edhe marrëveshjet e tjera./IndeksOnline/