Operacion i gjerë i Policisë së Kosovës kundër trafikimit me njerëz
Një operacion i gjerë i Policisë së Kosovës po zhvillohet sonte në Prishtinë dhe Prizren.
Njësia Speciale dhe ajo për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore, kanë trokitur në dyert e shumë lokaleve ku cak janë trafikuesit e mundshëm të njerëzve.
Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se qëllimi i këtij operacioni është parandalimi i trafikimit me qenie njerëzore pasi së fundi ka pasur informacione të bazuara se në këto dy rajone po zhvillohet një vepër e tillë.
Aktualisht operacioni është në zhvillim e sipër porse ende nuk janë dhënë informacione nëse ka të arrestuar apo jo./Indeksonline/