23:07 / E Premte, 26 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shpina e adoleshentit që ishte i lakuar, 18 operacione për ta drejtuar

Historia e djaloshit John Sarcona që ka kaluar një fëmijëri të vështirë. Në moshën pesë vjeçare i ishte paraqitur problemi i mbingarkesës së shtyllës kurrizore që ja lakoi shpinën.

Deri në moshën 16 vjeçar, kishte 16 operacione. Në këtë moshë i ishte vështirësuar gjendja.

“Çdo 15 minuta, infermierët i thonin që të merrte frymë thellë por ai nuk mundej shkaku i dhimbjeve të mëdha” u shprehë nëna e saj Joanne.

Në moshën gjashtë vjeçare, John duhej të mbante një mbajtëse 22 orë në ditë, vetëm kur pastrohej mund ta largonte, transmeton Indeksonline.

Pas operacionit të 17-të, gjendja e tij vetëm vazhdoi të keqësohej, prindërit kishin filluar të humbnin shpresën.

Operacioni i 18-të dhe i fundit, që zgjati 13 orë, i dha edhe njëherë shpresë për të jetuar Johnit.

Tash John është 19 vjeçar dhe shpina i është drejtuar. Një vit pas operacionit të fundit ai është regjistruar në kurse për sportin e Golfit.

Vetëm 3% e njerëzve në botë janë të prekur nga kjo lloj sëmundje./Indeksonline/