75 Mall Live Search
12:03 / E Mërkurë, 30 Maj 2018 / indeksADMonline

Mbreti rus i terrenit [Video]

Ai quhet Shaman dhe ka 8 rrota me diametër 1,2 metra dhe distanca nga toka është 450 mm.

Rusët janë të njohur për automjetet e tyre të terrenit për kushtet më ekstreme të vozitjes, dhe Shaman 8×8 është në krye të këtij lloji të makinave.

Ky automjet përbindësh është prodhuar nga Avtoros, dhe përmban një makinë prej më shumë se 8 rrota, 1,185 mm në diametër.

Gjatësia e Shamanit është mbi 6 metra, masa është mbi  4.000 kg. Posedon motor me katër cilindra 3,0 litra me 170 kuaj fuqi.

Për prodhimin e një njësie janë nevojitur dy muaj dhe çmimi është mbi 150,000 euro. /IndeksOnline/