19:43 / E Enjte, 25 Tetor 2018 / indeksADMonline

Daily Mail: Vrasja e gazetarit “tronditë” mbretin arab, merret një vendim për të!

Mbreti i Arabisë Saudite mund ta zëvendësohet shumë shpejt me djalin e tij të kurorës për të rivendosur kredibilitetin e monarkisë pas skandalit mbi vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi. Kështu shkruan “Daily Mail”, duke u cituar në burime të saja.

Princi i kurorës Mohammed bin Salman është përballur me presione të shumta nga mediat botërore se mund të ketë qenë i përfshirë në masakrën e gazetarit që u zhduk pasi hyri në konsullatën saudite në Stamboll.

Sipas kolonelit Brian Lees, dikur atasheu i mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar në Arabinë Saudite dhe Jemen, ditët e princit të kurorës janë të numëruara.

Babai i tij, Mbreti Salman, tani mund të kërkojë ta zëvendësojë atë pas trajtimit të tij katastrofal të rastit, transmeton Indeksonline