E konfirmon edhe FFK-ja, Kosova nuk luan me Iranin shkaku i tifozëve
Federata e Futbollit të Kosovës e ka konfirmuar dështimin e miqësores ndaj Iranit, shkruan IndeksOnline.
Sipas FFK-së, arsyeja e dështimit është se kundërshtari kërkoi që kjo ndeshje të luhej pa tifozë.
Megjithatë, këtë gjë nuk e ka pranuar Federata e cila thotë se futbolli luhet për shikues.
“Pas dështimit të ndeshjes me Bregun e Fildishtë, FFK-ja kishte kërkuar një tjetër kundërshtar dhe si opsion kishte Moldavinë, Kongon dhe Iranin. Ndonëse me Iranin kishte një pajtueshmëri që ndeshja të zhvillohet në Stamboll, në fund kushtet që u parashtruan nuk ishin të akceptueshme për FFK-në – që ndeshja të zhvillohet pa shikues. FFK-ja mendon se kjo nuk i kontribuon afirmimit dhe fundja futbolli luhet për shikues, ndaj edhe morëm vendim ta anulojmë këtë ndeshje. Kombëtarja e Kosovës do të kthehet në Kosovë të shtunën më 2 qershor”, shkruhet në njoftimin e FFK-së.
Tani futbollistët e Kosovës do të rikthehen në vendlindje më 2 qershor./IndeksOnline/