LIVE/ Nis seanca e Kuvendit, pas pak interpelanca e Haradinajt
Me gjysmë ore vonesë, ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, e paralajmëruar të filloj nga ora 13:00.
Në mesin e pikave të rendit të ditës, është edhe interpelanca kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Seanca është vazhdim i seancave të datës 16, 17, 18, 20 dhe 26 prill, 3 dhe 30 maj.