Rita nesër koncert në Shqipëri, motra i shfaqet nga Tirana (Foto)
Nesër pritet të mbahet koncerti i madh në qytetin e Tiranës, me këngëtaren shqiptare me famë botërore Rita Ora.
Tashmë po finalizohen përgatitjet e fundit për këtë koncert, transmeton Indeksonline.
Kurse nga atje tashmë është lajmëruar edhe motra e Ritës, Elena Ora. Ajo shihet në një dyqan ëmbëlsirash teksa duket shumë e lumtur që është në Tiranë./Indeksonline/