Gjendet i vdekur 62-vjeçari i zhdukur në Pejë
Idriz Muriqi, 62 vjeçari nga Peja është gjetur i vdekur.
Viktima që ishte zhdukur që nga mëngjesi i 22 majit, sot është gjetur nga FSK-ja, 300 metra larg urës tek Llugat e Drinit, përkatësisht në Zahaq të Pejës, transmeton Indeksonline.
Familjarët e Idrizit që nga dita kur ishte zhdukur, kishin lajmëruar organet kompetente të cilat pas shumë ditësh kërkimi kanë gjetur trupin e tij.
Familjarët po ashtu kishin treguar se si i ndjeri kishte dalë nga shtëpia në mëngjes dhe se iu kishte thënë se do të kthehej.