Me këtë lojë nuk shkohet në Botëror, Spanja ndalet nga Zvicra (Video)
Spanja dhe Zvicra kanë barazuar 1-1 në ndeshjen miqësore që u zhvillua para Kupës së Botës që zhvillohet në Rusi.
Iberikët kaluan në epërsi në minutën e 29-të të ndeshjes me golin e futbollistit të Real Sociedad, Alvaro Odriozola.
Pjesa e parë përfundoi me epërsi të ish-kampionëve të Botës.
Në pjesën e dytë Zvicra arriti të barazoj rezultatin, ku nga një pakujdesi e De Geas përfitoi Ricardo Rodriguez.
Zvicra në këtë ndeshje u paraqit me tre shqiptar, Shaqiri, Behrami dhe Dzemajli ndërsa Xhaka po rikuperohet pas lëndimit në trajnim. /IndeksOnline/