Babai lë para kishës foshnjën, gjesti i tij para se ta braktis do t’iu habis (Video)
Bitto Davis 32 vjeçar nga India dhe gruaja e tij, Pravitha u bënë me një djalë në ditët e para të këtij muaji.
Dyshja nuk e deshi foshnjën dhe vendosën ta braktisin, duke e lënë në rrugë, transmeton Indeksonline.
Por, babai i cili shkoi ta lë foshnjën në një kishë, është kapur nga kamerat e sigurisë duke ia puthur dorën atij.
Stafi i sigurisë së kishës e kishte gjetur fëmijën në mbrëmjen e së martës rreth orës 20:30 dhe e lajmëroi menjëherë policinë.
Kur çifti u kap nga policia dhe u pyetën pse e braktisën foshnjën, ata thanë se njerëzit po i përqeshnin se kanë shumë fëmijë. /Indeksonline/