75 Mall Live Search
11:40 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kryetari i Partizanit në varrimin e Vokrrit, bashkë me të edhe Karaxhiq

Sot do ti jepet lamtumira e fundit Fadil Vokrrit.

Në mesin e delegacioneve të shumta që do të jenë prezente për t’i dhënë lamtumirën e fundit presidentit të FFK-së, Fadil Vokrri do të jetë edhe kryetari i klubit më të madh serb, Partizan, Milorad Vuçeliq.

Madje, thuhet se ai do të vijë me aeroplan privat bashkë me ish-kryetarin e Federatës së Futbollit të Serbisë në mandatin kur FFK u pranua ne UEFA e FIFA, Tomislav Karaxhiq. Legjenda Fadil Vokrri gëzon respekt te klubi i madh serb, Partizan, ku ka kaluar një pjesë të ndritshme të karrierës.

Varrimi i Vokrrit bëhet sot (e diele) prej orës 17:00.