“Nuk dua të gënjej, do ishte mirë nëse Cristiano largohet”
Një nga gjërat që e ka karakterizuar Ivan Rakiticin që kur ka mbërritur në Spanjë, është se ai iu përgjigjet të gjitha pyetjeve me një natyrë të butë dhe sinqeritet të madh.
Mes pyetjeve që kishin të bëjnë me klubin e Barcelonës dhe emërimin e Abidal si sekretar teknik, Rakitic është pyetur edhe për rivalët e tij nga Madridi.
Zidane?
“Fillimisht jam befasuar shumë. Unë ia heq kapelën sepse karriera e tij ka qenë mbresëlënëse, shumë pak kanë bërë si ai, kështu që i uroj suksese. Ai ka bërë histori me Madridin dhe kjo është arsyeja pse ne duhet ta përgëzojmë atë.
Ronaldo mund ta ndjek fatin e njejtë të Zidane?
Rakitic flet me sinqeritet të plotë: “Unë e kam të vështirë ta imagjinoj atë të largohet, por në futboll shumë gjëra ndodhin. Ai është lojtari që e bën ndryshimin në Madrid. Nuk dua të gënjej, shpresoj ta merr vendimin më të mirë, por nëse largohet do të ishte më së miri” . /IndeksOnline/