Kjo lagje e Prishtinës qe 30 orë pa ujë të pijshëm
Që nga ora 09:00 e mëngjesit së ditë së djeshme, një pjesë e banorëve të lagjes Tophane në Prishtinë nuk janë furnizuar me ujë të pijshëm.
Kështu është ankuar një lexues i “Indeksonline”, i cili ka pohuar se një pjesë e lagjes Tophane dhe rrugët si “Mahir Domi”, “Kadri Gjata”, “Pjeter Bogdani”, “Vatra”, “Sokol Dobroshi” dhe “Lasgush Poradeci” kanë mbetur pa ujë të pijshëm.
Sipas tij, uji është ndalur në orën 9:00 të mëngjesit, gjatë ditës së 11 qershorit dhe deri më tash nuk kanë marrë asnjë shpjegim se cila është arsyeja e ndaljes./Indeksonline/