75 Mall Live Search
13:20 / E Mërkurë, 13 Qershor 2018 / indeksADMonline

Dëmtohet përsëri kabllo elektrike gjatë punimeve në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

KEDS ka njoftuar se sot është dëmtuar kabllo elektrike gjatë punimeve në Magjistralen Prishtinë-Ferizaj, te Veterniku.

Përmes një komunikate, KEDS ka bërë të ditur se kjo ka shkaktuar mungesë të furnizimit në atë pjesë të qytetit duke lënë shumë qytetarë dhe biznese pa rrymë.

“Një gjë e tillë ka ndodhur edhe para dy javësh gjë që është e papranueshme sepse po ndodh nga pakujdesia e kontraktorit. KEDS ka ofruar gjithë bashkëpunimin e vet për të evituar këso lloj prishjesh, por siç ka ndodhur edhe para dy javëve, justifikimi i kompanisë që po punon në ndërtimin e rrugës ka qenë se ‘nuk e ka ditur vendndodhjen e kabllove’. Ne kemi njoftuar edhe organet e rendit rreth këtij rasti dhe shpresojmë që ata do të ndërmarrin hapat e nevojshëm të cilët i parasheh ligji për raste të tilla”, thuhet në komunikatë.

KEDS u ka kërkuar ndjeës të gjithë konsumatorëve që janë afektuar nga kjo prishje pa fajin  e tyre, duke siguruar se po e bëjnë të pamundurën për sanimin e kësaj prishjeje. /Indeksonline/