75 Mall Live Search
15:15 / E Premte, 05 Qershor 2026 / OSH

Shkëmb Manaj vlerëson lart afërsinë që kanë Istogu dhe Klina

Kandidati për deputet nga LDK, Shkëmb Manaj e ka vlerësuar lidhjen mes Istogut dhe Klinës si një histori e përbashkët mes dy komunave.

Këtë e ka thënë në një tubim që mbajtur dje në Zllakuqan të Klinës.

“Istogu dhe Klina jo vetëm që janë komuna fqinje, por kanë lidhje miqësie, histori të përbashkëta, bashkëpunim reciprok si dhe vizion për zhvillimin e dy komunave tona dhe për shtetin e Kosovës!
Në kuadër të këtij bashkëpunimi patëm një takim të përzemert me qytetarët e Zllakuqanit në Klinë, aty ku LDK ka histori dhe vizion për të ardhmen e Republikës tonë!
Mbështetja dhe angazhimi i tyre për Lidhjen Demokratike e Kosovës vazhdon të jetë i palëkundur.
Falemnderit Ndrec J. Zefaj për organizimin e këtij takimi! Falemnderit Zllakuqanit dhe fshatrave përrreth për mbështetjen e madhe!
Përherë do të jemi bashkë” shkruan Manaj në njoftim./Indeksonline/