09:22 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Moti që pushtoj dje Serbinë vazhdon edhe sot, paralajmërohen edhe rrëshqitje dheu (Video/Foto)

Meterologët në Serbi kanë paralajmëruar edhe sot mot të keq. Stuhia që goditi vendin, parashihet të vazhdojë edhe sot.

Pas reshjeve të mëdha të shiut dhe breshrit përgjatë ditës së djeshme moti thuhet të vazhdojë të jetë i ngjashëm edhe sot, i përcjellur edhe me erëra të fuqishme. Sipas medieve serbe nga paralajmërimet ka mundësi që rrugët sërish të mbushen përplot me ujë, transmeton Indeksonline.

Përpos kësaj janë paralajmëruar edhe rrëshqitje të dheut. Duhet shtuar se dje reshjet e shiut dhe breshrit shkaktuan një mot të paparë më herët në këtë vend./Indeksonline/

 

Temat: