Presidenti i Lazios tregon se a është në shitje Milinkovic-Savic
Presidenti i Lazios, Claudio Lotito ka treguar nëse është në shtije futbollisti serb.
Sergej Milinkovic-Savic është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, transmeton IndeksOnline.
Shumë spekulime e qojnë atë në Manchester United, pasi thuhet se skuadra angleze ka paguar plotë 150 milionë funta.
Megjithatë sipas Lotitos, Milinkovic nuk është për shitje.
“Unë e kuptoj interesimin për të, sepse ai është një super lojtar. Por, asnjë prej nesh nuk e ka vënë atë kurrë në shitje”, ka thënë Lotito.
Përveç skuadrës së Unitedit, të interesuar për shërbimet e serbit janë edhe klube si; Chelsea, Juventus, Paris dhe Real Madrid./IndeksOnline/