Bayerni gjen zëvendësuesin e Jerome Boateng (Foto)
Jerome Boateng, mbrojtësi gjerman shumë lehtë mund të largohet nga Bayern Munchen.
Kampioni i Bundesligas është duke kërkuar zëvendësuesin e Boateng, në rast se ky i fundit largohet nga skuadra, shkruan IndeksOnline.
Sipas mediave, Bayerni është afër ta transferoj lojtarin e ri, Matthijs de Ligt.
18-vjeçari është pjesë e Ajaxit, dhe ka bërë afro 50 paraqitje duke shënuar 5 gola edhe pse është në moshë tejet të re.
Bavarezët e shohin si zëvendësues ideal, ndërsa Boateng tani ka marr oferta nga disa klube të mëdha europiane./IndeksOnline/