19:51 / E Mërkurë, 12 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Ishte nga talentet më premtues të futbollit, sot merr lajmin më të trishtuar të jetës

Abdelhak Nouri i ka dhënë fund karrierës pa dëshirën e tij pasi mjekët kanë konstatuar zyrtarisht që ai nuk mund të luaj më asnjëherë futboll.

Talenti i Ajax Amsterdam pësoi një lëndim në tru gjatë një ndeshje miqësore kundër Werder Bremen në korrik të vitit të kaluar.

Edhe pse që atëherë ishte e ditur që gjendja e tij nuk do ta lejonte të rikthehej në futboll, 21 vjeçari tashmë ka marrë edhe zyrtarisht lajmin e hidhur.

Nouri kishte pësuar aritmi kardiake (çrregullim në rrahjet e zemrës) dhe u desh të largohej nga fusha me helikopter për spitalin më të afërt në Vjenë.

Ylli holandez luajti 15 ndeshje edicionin e fundit me Ajaxin ku arriti të shënoj një gol në kampionat. /IndeksOnline/

Temat: