Varroset veprimtari i UÇK-së, Hajdin Rama
Dje veteran i UÇK-së dhe ish i burgosuri politik, Hajdin Rama ka ndërruar jetë.
Varrimi i tij do të bëhet sot me nderime ushtarake në Kompleksin e Varrezave të Dëshmorëve dhe veteranëve në Kleçkë, shkruan Indeksonline.
Varrimi nis në ora 16:00, ndërsa në ora 15:00 niset kortezhi nga fshati Sankoc./Indeksonline/