Talenti kosovar që premton shumë, luan te skuadra zvicerane (Video/Foto)
Kosova një vend i vogël, por që ka shumë talent të futbollit, si brenda dhe jashtë saj.
Së fundmi është shfaqur një talent i cili jeton dhe vepron në Zvicër. Bëhet fjalë për Altin Dina, shkruan IndeksOnline.
Dina është vetëm 15 vjeçar dhe është pjesë e klubit apo shkollës së njohur të futbollit në Zvicër, Winterthur SC Veltheim.
Para disa dite, talenti kosovar arriti ta fitonte Kupën “Coca Cola” për Junior dhe u shpall futbollisti i ndeshjes.
Dina shpreson që një ditë të luaj për fanellën e një klubi të madh. Dhe sigurisht ta përfaqësoj Kombëtaren e Kosovës në arenat ndërkombëtare./IndeksOnline/