75 Mall Live Search
14:51 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Rakiq: Do të vazhdojmë të punojmë së bashku për të ruajtur paqen

Kryetari  i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq dhe komandanti i KFOR-it në veri,  Saudan Dominique u takuan sot për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën aktuale të sigurisë në terren.

Në një njoftim për media thuhet se në takim ata ranë dakord për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.

“Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë dhe të shkëmbejmë informacione si më parë, në mënyrë që të ruajmë paqen në terren”, thuhet në deklaratën e zyrës së Rakiqit.

 

Temat: