75 Mall Live Search
11:17 / E Enjte, 28 Qershor 2018 / indeksADMonline

Çanta të mëdha me “euro” në parlamentin e Shqipërisë!

Pak ditë pasi u kapen në portin e Durrësit dy makina të mbushura me 3.4 milionë euro, deputeti i PD-së Ervin Salianji ka bërë të njëjtin “veprim”.

Ai shkoi sot në parlament me një makinë “Toyota yaris”, si makinat të cilat u kapën në Durrës të mbushura me euro dhe me dy çanta të mëdha në të cilat ishin stampuar monedha evropiane.

Të dielën në dy makina “Toyota Yaris” u sekuestruan 3,4 milionë euro, ndërsa PD akuzoi Taulant Ballën si të lidhur me personat e akuzuar për këto para që konsiderohen të pista.

Ndërsa dje Balla bëri kallëzim penal ndaj Lulzim Bashës për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpifje.