75 Mall Live Search
09:49 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ia vlen ta vizitoni në Ferizaj, Aqua Parku më i madh në Ballkan

Aquaparku më i madh në Ballkan dhe i vetmi në Kosovë ndodhet në Ferizaj dhe ai është Ujëvara Resort, me një sipërfaqe prej 5,000 m2 në të cilin janë 11 topogana të ndryshëm për të rritur, ku më i gjati është 164 metra, dhe pjesa e destinuar për fëmijë me 9 topogana dhe atraksione të shumta të lojërave ujore për fëmijë.

Aquaparku Ujëvara Resort ka kapacitet për 2,000 persona dhe është i dizajnuar në bazë të standardeve më të larta evropiane nga Kompania më e njohur në Evropë në projektimin e aquaparqeve.

Këto janë çmimet për hyrje:

E hënë- E premte
Për fëmijë (deri në 10 vjet) 3€
Për të rritur 7€

E shtunë-E diel
Për fëmijë (deri në 10vjet) 5€
Për të rritur 10€

Në çmimet më lartë janë të përfshirë shfrytëzimi i të gjithë topoganave për të rritur dhe fëmijë.