23:40 / E Premte, 29 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ansambli “Shota” fiton çmimin e parë në “Vitosha Folk Fest 2018”

Ansambli kombëtar, “Shota” ka korrur përsëri suksese në festivalin “Vitosha Folk Fest 2018”.

Ata kanë arritur që të rrëmbejnë tre çmimet kryesore, duke filluar me çmimin e parë, koreografia më e mirë dhe muzika më e mirë.

Këtë e ka bëtë të ditur, Ylber Asllanaj përmes një postimi në “Facebook”

“Në konkurrencë jashtëzakonisht të fortë, në festivalin “Vitosha folk fest 2018”, ansambli ynë kombëtar i këngëve dhe valleve “SHOTA” edhe njëherë dëshmoi se është institucioni kulturor më reprezentativ në vend, duke rrëmbyer çmimet më të rëndësishme të këtij festivali ndërkombëtar me traditë siç janë :

Best Koreografi

Best Music dhe

Festival 1-st Prize

Me admirim të madh i uroj nga zemra të gjithë ata të cilët me përkushtim djersë e sakrificë kontribuan që të arrihet ky sukses i rëndësishëm i shtetit tonë!

Urime nga zemra Trupës Artistike të ansamblit dhe gjithë atyre që i gëzohen sukseseve të KOSOVËS!” shkruhet në postim./Indeksonline/

No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.No automatic alt text available.