75 Mall Live Search
08:08 / E Shtunë, 30 Qershor 2018 / indeksADMonline

Disa lagje të Prishtinës mbesin pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar konsumatorët se disa lagje të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë.

Konsumatorët e lagjes “Arbëria”, ndërtesat e Tregtisë në pjesën e poshtme të Komunës së Prishtinës afër hekurudhës si dhe Kazerma “Adem Jashari”, gjatë ditës së nesërme, 30 qershor 2018, e shtunë, duke filluar nga ora 09:00 – 17:00 , do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm.

“Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë, janë vazhdimësitë e punimeve teknike në sistemin e rrjetit të ujësjellësit, ndërtimi i pusetave. Këto punime teknike po realizohen me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit”, thuhet në njoftim.

Temat: