75 Mall Live Search
08:10 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Java e ardhshme e nxehtë për Chelsean!?

Skuadra e Chelseat përkundër disa klubeve, ende nuk ka filluar të mendoj për sezonin e ri.

Blutë e Londrës kanë kontratë me trajnerin, Antonio Conte deri në vitin 2019, por italiani me shumë gjasa do të largohet nga “Stamford”.

Ashtu siç është përmendur që një kohë të gjatë, vendin e Contes pritet ta zë Maurizio Sarri, ish trajneri i Napolit.

Madje mediat në Britani shkruajnë se Sarri do të emërohet si trajner i Chelseat gjatë javës së ardhshme.

Përveç Sarrit, te klubi londinez mund të prezantohet edhe mesfushori i Rusisë, Aleksander Golovin.

Kujtojmë që në sezonin e ri, Chelsea nuk do të bëjë gara në UEFA Champions, por do të jetë në Europa Ligë./IndeksOnline/

Temat: